Sejdiu: Presion nga LDK, që të jem sërish president
PRISHTINË- Në një intervistë për të përditshmen Koha Ditore, “Kryetari i nderit” i Lidhjes Demokratike, Fatmir Sejdiu, nuk përjashton mundësinë që të kandidojë për postin e presidentit të Kosovës për herë të tretë.
Ai deklaron se për rikthimin e tij në këtë post ka “presione” nga një pjesë e anëtarësisë së LDK-së.
Sejdiu ndër të tjera konfirmon edhe kabllogramin e “Wikileaks”, në të cilin është thënë se kryeministri Hashim Thaçi i kishte kërkuar që të dilte me një deklaratë për të hedhur poshtë pretendimet e Nazim Bllacës, se pas krimeve të pasluftës qëndronte politika.
Sejdiu theksoi se nuk ka qenë hera e parë që atij i ishte kërkuar të bënte deklarime të tilla, por se asnjëherë nuk e kishte bërë një gjë të tillë, për të vetmin fakt se ka dashur të respektohet ndarja e pushteteve.
Ish-presidenti Sejdiu e përgëzon presidenten Jahjaga për vullnetin që ka treguar për të luftuar korrupsionin, por nuk e vlerëson si hap të mençur themelimin e Këshillit antikorrupsion. Për Sejdiun, një këshill i tillë del jashtë kompetencave së kreut të shtetit.
(ma.ar/BalkanWeb)