E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha inaguron tunelin: Do i japim Vlorës famën si destinacion i parë turistik

Ceremonia e inagurimit

Kryeministri, Sali Berisha, ka inauguruar përfundimin punimeve në tunelin e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Ky tunel me një gjatësi 117 metra dhe lartësi 4 metra është rindërtuar me një fond prej 100 milionë lekësh pas 70 vjetësh.

Tuneli, tani ka pamjen dhe funksionin dinjitoz, që Vlora meriton, tha Berisha në fjalën e rastit.

Duke përmendur investimet në qarkun e Vlorës, kryeministri nënvizoi se po punohet që ky qytet të marrë famë, siç e ka në të gjithë brigjet e Mesdheut, si destinacioni i parë turistik.

Berisha bëri me dije se ka përfunduar puna për ndërtimin e ujësjellësit të qytetit, një investim prej 26 milion euro si edhe ka përfunduar impianti  i përpunimit të ujërave të zeza që sipas kryeministrit pasi të funksionojë do të bëjë që ujërat e gjirit të Vlorës, të jenë ndër më të pastra të të gjithë brigjeve të Mesdheut.

Berisha duke mbajtur fjalimin e rastit

Në fund ai tha se qeveria do të investojë edhe për realizimin e një shëtitoreje të re në bregdetin e Vlorës dhe kërkoi bashkëpunimin e pushtetit vendor për konkretizimin e saj. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›