Liga e Kampioneve Arsenal kercenon vendasit me sulm

Liga e Kampioneve kthehet sot në mbremje me aktin e dytë të përballjes mes dy skuadrave që luajnë futbollin më spektakolar në Evropë, Barcelona dhe Arsenal. Kryesuesit e kampionatit spanjoll zbresin në tempullin e tyre “Kamp Nou” për të përmbysur atë humbje 2-1 në ndeshjen e vajtjes. Asnjë rezultat tjetër përvec fitores nuk i bën punë skuadrës së Pep Guardiolës, i cili përpara sfidës është shprehur i bindur se skuadra e tij do të arrijë të kualifikohet për në çerekfinalet e Champions.
"Zbresim në fushë për të fituar dhe nuk mendojmë aspak për humbjen që pësuam në Angli. I respektojme kundërshtarët, por duhet të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë: të fitojmë”, ka thënë Gurdiola, i cili do të mbështet te artileria e rëndë me Mesin, Iniestën, Xavin dhe David Villan.
Nuk mendon të dorëzohet trajneri i Arsenalit, Arsen Venger që këcënon vendasit me një lojë sulmuese që në fillimin e ndeshjes. “Barcelona ka favorin e fushës, por ne do të luajmë në sulm për të shënuar. Pres një ndeshje të madhe nga skuadra ime dhe jam optimist për këtë”, është shprehur Venger, i cili ka në dyshim sulmuesin hollandez Robin Van Persie.
Në ndeshjen tjetër për 1/8 e Ligës së Kampioneve, Roma do të luajë në transfertën e vështirë kundër ukrainasve të Shaktjor Doneck. Pak shanse për italianët që në ndeshjen e parë u mundun në shtëpi me rezultatin
Nertan Prifti