Skenderbeu ngushton diferencen me Flamurtarin

Skënderbeu iu përgjigjet Flamurtarit me një fitore 3-1 kundër Bylis në ndeshjen e fundit të javës së 23-të të Superligës, duke ruajtur ritmin e kryesuesve në garën për titullin kampion. Skuadra korçare ka zgjuar gjithcka në pjesën e dytë, ndërsa inspiruesi i formacionit të Shpëtim Duros ka qenë edhe një herë Gjergji Muzaka, autor i një dygolëshi në këtë sfidë.
Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, por me shumë raste të shpërdoruara nga futbollistët vendas, Skënderbeu do të gjenbte golin e avantazhit në minutën e 55-të. I shërbyer saktë nga Fagu, Muzaka nuk do ta kishte të vështirë ta ndalte topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij. Goli liron këmbët e korcarëve që do të dyfishonin rezultatin pas vetëm 3 minutash lojë. Në katedër ngjitet Soza, i cili me nje gjuatje të saktë do të shënonte golin e qetësisë për skuadrën e drejtuar nga Duro.
Shpresat e Bylis për të dalë me pikë nga kjo sfidë do të bëheshin më të mëdha në minutën e 80-të, pasi kapiteni Dimo do të rihapte ndeshjen duke kthyer në gtol një 11-metërsh. Gjithsesi, Skënderbeu do të mbyllte ndeshjen vetëm tre minuta nga fundi i takimit, ndërsa Muzaka do të festonte golin e tretë për korcarët dhe të dytin personal në këtë sfidë. Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu ka ngushtuar sërish në katër pikë diferencën me Flamurtarin e vendin të parë duke lënë sërish të hapur garën për titullin kampion në Superligë.
Nertan Prifti