E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harta e 26 depove me rrezik shpërthimi

 

Raporti sekret/ Shqipëria, 90 mijë ton municione të rrezikshme. Rënia e parametrave kimiko-fizikë të municioneve mund të shkaktojë vetëndezjepër shkak të vjetërsisë së tyre

 

Ministria e Mbrojtjes: Situata alarmante, depot nuk përmbushinkushtet e ruajtjes sëmunicioneve

Rënia e parametrave kimiko-fizikë të municioneve mund të shkaktojë vetëndezjepër shkak të vjetërsisë së tyre

 

Tiranë- Shqipëria e kërcënuar nga depot e municioneve. Janë plotë 26 depo në mbarë vendin, me një arsenal prej 90 mijë tonë municione që janë kthyer në një rrezik të sigurisë kombëtare. Madje për rrezikshmërinë e këtyre municioneve mbi 50-të vjeçare ekziston një raport i plotë i hartuar nga Ministria e Mbrojtjes i cili i është bërë me dijekrerëve më të lartë të shtetit shqiptar. Në raport depot konsiderohen si të rrezikshme për popullsinë dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershe.

***

Tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe një fshat është shfarosur nga harta urbane,është vetëm maja e ajzebergut luftarak që kërcënon mbarë vendin. Shqipëria është e mbushur me depo municionesh ku mjafton edhe "gabimi më i vogël njerëzor" që sërish të përballemi me tragjedi edhe më të rënda.Depot që përmbajnë90 mijë tonë municione janë kthyer në një rrezik jo vetëm për komunitetin ku ato ndodhen por edhe sigurinëkombëtare. Madje për kërcënimin që na kanoset nga këto depoekziston edhe një raport i Ministrisë së Mbrojtjes i bërë me dije edhekrerëve të shtetit shqiptar.Në raport janë të detajuar jo vetëm sasia e municioneve,vendndodhjet e tyrepor edhe rrezikshmëria e lartë që ato paraqesin. Në raport ekzistenca e këtyre depovekonsiderohet një rrezik kombëtarjo vetëm për shkak të sasisë së madhe të arsenalit por edhe për shkak të kushteve në të cilat ruhen. Kështundër vendet më të rrezikuara për shkak të depove të armatimit janë qytetet siShkodra, Librazhdi, Elbasani, Fieri, Gjirokastra, Tirana, TepelenaBurreli dhe Puka. Sipas raportit në të gjitha këto qytete ekzistojnë depo mbitoksore me municione mbi 50-vjeçare të të gjitha llojeve dhe kalibrave. Depo të tilla ekzistojnë nga Dushaj i Tropojës në Veri të Shqipërisë e deri në Jug. Në prag të katastrofave humanitare janë zona të tilla siLugu i Keq në Kukës dhe Bushati në Shkodër. Duke zbritur më poshtë ndodhet një tjetër zonë rreziku në Gjegjan të Pukës. Në zonën e Burrelit ekzistojnë tri depo me sasi të mëdha municionesh, konkretisht në Macukull, Mollas dhe Qafë-Shtamë. Në zonën e Nojës në Krujë është një tjetër pikë e evidentuar në raport.Ndërkohë që kryeqytetit është i rrethuar nga depot që përditë kërcënojnë sigurinë e tij.Jo shumë larg Tiranës, ekzistojnë tre depotë rrezikshmesi ajo e Shmillit, Qafë-Mollës dhe Ndroqit.Ndërsa në rrethin e Elbasanit ekzistojnë depo nëUllishte dhe Mirakë. Në Gramsh ato ndodhen në Bersnik dhe në Bratile. Në zonën e Korçës depo të mëdha municionesh janë vendosur në Lozhan dhe në Voskopojë. E njëjta situatë është edhe në Grizë të Fierit, ndërsa në rrethin e Beratit në Konisbaltë, Mbreshtan dhe Vertop. Skrapari është një prej zonave më të prekura nga prezenca e depove të municioneve plasëse. Ato janë pozicionuar në Guak, Radesh dhe në Bigas. Dy zona të tjera janë përqendruar në Mezhgoran dhe në Dhëmblan të Tepelenës.Raporti e konsideron situatën si alarmante për shkak se depot nuk përmbushinkushtet e ruajtjes sëmunicioneve.Po kështutëgjitha këto depojanëafër qëndrave të banuarasi dhe ato nuk janëstivuar në bazë të standardeve që kërkohet për të parandaluar rreziqet. Ajo që ebën më alarmante situatën ekëtyre depove është konstatimi i bërë nga ekspertët për ripërsëritjen e katastrofave të ngjashme se ajo e Gërdecit. "Rënia e parametrave kimiko-fizik të municioneve mund të shkaktojë vetëndezjepër shkak të vjetërsisë së tyre.Një pjesë e depove pikojnë dheambalazhi i municioneve ka dalë jashtë përdorimit",-thuhet në raportin e ekspertëve të Ministrisë së Mbrojtjes.Sipas tyre, ekzistenca e një sasie kaq të madhe armatimi si dhe kushtet në të cilat ato ruhen mund të shkaktojnë jo vetëm katastrofa humanitarepor mund të jenë edhe objektiv i terrorizmit.Për shkaktë gjendjes dhe rrezikshmërisë qëparaqesin këto depo armatimi në raport ekzistenca e 90 mijë tonë armatim konsiderohet si një problem kombëtarsigurie. Për këtë shkak, në raport është paraqitur edhestrategjiaqë mendojnë eskspertët për eliminimin e kësaj sasie të rrezikshme municioni.Krijimi i një depoje kombëtaresipas strandardeve të NATO-s do të ishte hapi i parë qëdo të minimizonte rrezikun që na kanoset. Ndërkohë që për eliminimin e 90 mijë tonëve municionpërllogaritet një vlerë prej 30 milionë eurosh. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë në raportpropozohethartimi i strategjisë kombëtare i përbërë nga ekspertë të armatimit dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrotjes, Ministria e Brëndshme, Ministria e Financavesi dhe specialistë nga vendet e NATO-s. E ndërsa strategjia parashikon që deri në vitin 2013 të asgjësohet e tërë sasia prej 90 mijë tonësh municione të rrezikshme në raportkërkohet ndërhyrje e menjëhershme në ato vende ku depot e armatimit janë pranë zonave të banuara si dhe në ato depo të cilat rrezikshmëriapër vetëndezje të municioneve është e lartë. E ndërsa raporti i ekspertëve të Ministrisë së Mbrojtjes është hartuar pas tragjedisë së ndodhur në fshatin Gërdec dhe i është përcjellëKëshillit të Sigurisë Kombëtare, Kryeministrisë dhe Parlamentit, deri më tani nuk është bërë me dije asnjë masë e ndërmarë për parandalimin e katastrofave humanitare, çka sipas raportit, mund të ndodhin qoftë edhe për gabimin më të vogël njerëzor.

Vendndodhja e municioneve të rrezikshme

Dushaj  Tropojës

Lugu i Keq   Kukës

Bushati  Shkodër

Gjegjan  Pukë

Macukull

Mollas

Qafë-Shtamë

NojëKrujë

Shmilli

Qafë-Mollës

Ndroqi

UllishteElbasan

Mirak

BersnikGramsh

Bratile

Lozhan Korçë

Voskopoje

GrizëFier

KonisbaltëBerat

Mbreshtan

Vertop

GuakSkrapar

Radesh

Bigas.

Mezhgoran

DhëmblanTepelenë

Asgjësimi i municioneve nga viti   2000

Viti 2000-2008

Armë të vogla e të lehta                              168165 cope

Sisteme artilerie                                              1989 copë

Tanke e mjete të blinduara                                770 copë

Mjete Detare                                                     4 copë

Avion dhe Helikopter                                      57 copë

Mjete të transportit luftarak                                914 copë

Ekzistojnë

Komanda e forcave të Bashkuara                   11484 tonë

Komanda e Mbështetjes                                    86790

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›