E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, drogë në makinën e shqiptarëve, 2 të arrestuar

Gjatë kontrollit të brendshëm të automjetit tip Opel Korsa në të cilën udhëtonin 2 shqiptarët, karabinierët italianë kanë gjetur lëndën narkotike të paketuar në 2 pako në formë panineje. 

ROME- Guardia di Finanza e Barit ka sekuestruar një sasi prej 2. 5 kg kokainë si dhe ka arrestuar dy korrierët e saj shqiptarë. Operacioni u drejtua sot nga Guardia di Financa e Barit.

Gjatë kontrollit të brendshëm të automjetit tip Opel Korsa në të cilën udhëtonin 2 shqiptarët, karabinierët italianë kanë gjetur lëndën narkotike të paketuar në 2 pako ( në formë panineje) të veshura me celefon të errët.

Nuk bëhen të ditur emrat e dy shqiptarëve të arestuar, njëri prej tyre 24 vjec dhe tjetri 22 të cilët banonin në Trento të Vicencas, por thuhet se dy shqiptarët janë ndaluar në autostradë për në drejtim të veriut të Italisë. Sipas policisë italiane nga shitja e lëndës narkotike në treg mund të përfitoheshin 500 mijë euro.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›