E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, tre shqiptarë kapen me 170 kg marijuanë

Droga e sekuestruar

156 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia italiane në portin e qytetit të Ankonës. Edhe pse droga u kap në një traget të nisur nga Greqia rezultoi se trafikantët ishin shqiptarë.

Lënda narkotike u zbuluar në një kamion që ishte nisur nga Greqia dhe po transportohej e fshehur në dy blloqe mermeri ndarë në 107 pako.

Policia italiane ka arrestuar dy persona të cilët do të akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës. Ata janë A.L 51 vjeç dhe S.I 45 vjeç.

Gjithashtu 13 kg të tjera janë zbuluar përsëri në automjetin e një shqiptari që udhëtonte nga Shqipëria në Itali. Ai e kishte fshehur drogën brenda një bombole gazi në një makinë Renault, që drejtohej nga S.S, 46 vjeç. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›