E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Fratini: Intensifikim të mardhënieve dypalëshe

ROMË-Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z.Ilir Meta, gjatë vizitës së tij zyrtare në Romë, u prit në një takim nga Ministri i Jashtëm i Italisë, z.Franko Fratini. Integrimi evropian i Shqipërisë, liberalizimi i vizave dhe zgjerimi e forcimi i marrëdhënieve dypalëshe ishin në qëndër të këtij takimi. Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z.Meta garantoi se qeveria shqiptare do të përmbushë në kohë të gjitha standartet që kërkon procesi i liberalizimit të vizave. Gjatë këtij takimi u ra dakort që marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të ngrihen në një nivel edhe më të lartë, në të gjitha fushat me interes reciprok,
Duhet të krijojmë një "samit ndërqeveritar periodik ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, ashtu siç po bëjmë edhe me Serbinë", deklaroi për gazetarët ministri i Jashtëm Italian. Franko Fratini kujtoi "fluksin e emigrantëve klandestin që 10 vjet më parë vinin nga Shqipëria në Itali dhe theksoi se sot Tirana punon pranë ushtarëve italianë në Afganistan dhe garanton sigurinë" Ministri italian theksoi interesin e Italisë në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë zonën në përgjithësi, dhe nënvizoi se Iniciativa Qendrore Evropiane duhet të ringjallet dhe duhet të shihet si një forum politik për bashkëpunim rajonal.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›