“Shqipëria pa duhan” vazhdojnë aksionet në terren
TIRANE- Ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme puna e Inspektoriatit Sanitar Shtetëror për zbatimin e ligjit antiduhan me kontrollet e ushtruara nëpër institucionet shtetërore dhe vendore si dhe nëpër bare e restorante.
Nën moton “Shqipëria pa duhan” misioni i Inspektoriatit Sanitar ka si prioritet mbrojtjen e shëndettit të njerëzve nga efektet e dëmshme të duhanpirjes.
Inspektorati Sanitar Shtetëror është duke ushtruar kontroll në mbi 1000 subjekte në ditë. Në ditën e parë, vetëm në Tiranë janë inspektuar 160 subjekte ndërsa janë vendosur dhe gjoba për duhanpirje në vlerën 50 mijë lekë.
(e.n/BalkanWeb)