Itali, ekzekutohen dy shqiptarë. Shkak vonesa e pagesës së qirasë
Dy shtetas shqiptarë janë ekzekutuar në Olbia të Italisë, ndërkohë që ka mbetur e plagosur bashkëshortja 31-vjecare e njërit prej viktimave. Në momentin e vrasjes në banesë ndodhej dhe djali 5 muajsh i njërit prej viktimave, i cili i ka shpëtuar breshërisë së plumbave. Të dy viktimat punonin në zonë.
Nëna e fëmijës ka mbetur e plagosur dhe është dërguar menjëherë në repartin e kirurgjisë së qytetit. Viktimat janë Gazmend Peka, 30 vjec, dhe Kasëm Memaj, 32 vjec. Kundër tyre janë qëlluar shtatë plumba. Dy të rinjtë shqiptarë kanë marr nga dy plumba në kokë ndërsa tre plumbat e tjerë kanë përfunduar në trupin e gruas. Menjëherë pas ngjarjes karabinierët kanë arrestuar autorin e vrasjes së dyfishtë, 69-vjecarin, Niko Cerki një ish person në kërkim nga drejtësia italiane, i cili u fal 30 vjet më parë. Autori vrasjes banonte një kat sipër banesës së viktimave. Sipas dëshmitarëve, Cerki i ka qëlluar në kulm të debatit për vonesën e pagesës së qerasë për banesën në pronësi të tij, nga ana e dy shqiptarëve.
Ka qenë vetë Cerki që ka lajmëruar menjëherë policinë pas kryerjes së vrasjes. Cerki ishte transferuar në Olbia pasi kishte fituar aministinë nga presidenti italian, Sandro Pertini, në 1979, ku kishte hapur një biznes të tijin dhe kishte krijuar familje. Cerki ka kryer 11 vjet burg për vrasje, vjedhje dhe gjobëvënie.
Dorina Gusmari