E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese e atë të Lartë, Topi nis përzgjedhjen

Tiranë, 25 janar NOA - Kabineti i
Presidentit të Republikës njoftoi sot se Kryetari i Shtetit, Bamir Topi, ka
nisur procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj për gjashtë vende vakant në
Gjykatën Kushtetuese dhe dy vende vakant në Gjykatën e Lartë.Në bazë të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, gjyqtarët e Gjykatës
Kushtetuese emërohen nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me
përvojë pune jo me pak se 15 vjet në profesion, ndërsa gjyqtarët e Gjykatës së
Lartë emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi pune jo më pak se 10 vjet
ose nga radhët e juristëve të shquar, që e kanë ushtruar këtë profesion për jo
më pak se 15 vjet.

Të gjithë individët që dëshirojnë të kandidojnë për anëtarë të Gjykatës
Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, janë të ftuar të paraqesin pranë Kabinetit
të Presidentit të Republikës kërkesën e tyre me dokumentacionin si kopje
diplome dhe listë notash, kopje të titujve shkencorë, kopje të kualifikimeve
pasuniversitare brenda e jashtë vendit, indeksin e shkrimeve e botimeve në
fushën e drejtësisë, vërtetim nga Institucioni ku ka punuar, se gjatë pesë
viteve të fundit nuk ka marrë masë disiplinore dhe çdo lloj dokumenti tjetër që
pasuron CV-në e kandidatit deklaroi sot kabineti i Presidentit.Gjithashtu bëhet e ditur se afati i fundit për dorëzimin e kërkesës me
dokumentacionin shoqërues të kërkuar, është data 15 shkurt 2010.
Presidenca njofton se përzgjedhjet do të jenë transparente dhe në respekt të
ligjeve në fuqi dhe standardeve demokratike.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›