Itali, gjenden 47 kg tritol nga Shqipëria
19/03/2012 Ekspertët e policisë: “TNT 200” u soll nga një gomone e shpejtë
Dyshohet se është porositur në Shqipëri nga bandat e Leçes
Dy çanta me tritol, me peshë 47 kg, që besohet se ka ardhur nga Shqipëria është gjetur dje në brigjet e Leçes. Mediat italiane njoftojnë se mesditën e djeshme, një peshkatar, banor vendas, kishte vënë re dy çantat dhe lajmëroi policinë. Me të shkuar në vendngjarje ekspertët e gjetën eksplozivin në mes të disa shkurreve në vendin e quajtur “Torre Rinalda”. Eksplozivi ka një peshë në total prej 47 kilogramësh, ndërsa ishte ndarë në 235 pako, 200 gramë secila, me siglën “TNT 200”. Gati gjashtë vjet më parë, u kap në mes të fshatrave Vignacastrisi dhe Spogano, një lëndë shpërthyese e ngjashme. Ndërkaq, zbulimi i djeshëm u zhvillua rreth mesditës, në fushën e kampinkut, në pjesën e pasme marinës së Leçes. Për momentin hipoteza më e mundshme për ekspertët italianë është se ngarkesa ka ardhur nga Shqipëria, ndoshta me një nga ato gomonet e shpejta, me tre motorë me nga mbi 200 kuaj fuqi secila. Eksplozivi ishte i fshehur në bimësinë e plazhit dhe atë e vuri re një 43-vjeçar. Kjo sasi e kapur eksplozivi, pas ekzaminimit nga ekspertët, rezultoi se ishte e cilësisë së lartë dhe nëse përdorej e gjitha, efekti që shkaktonte ishte tepër i madh. Nga hetimet rezulton se tritoli mund të jetë porositur në Shqipëri nga banda kriminale të Leçes dhe është sjellë aty me gomone, me qëllim që të merrej më pas nga porositësit. Policët besojnë se një keqkuptim mes porositësve dhe blerësve do ketë shkaktuar edhe vonesën e marrjes nga brigjet dhe si pasojë zbulimin.