E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, gjendet e masakruar 30-vjeçarja shqiptare

Viktima është identifikuar si Mariana Marku. 30-vjeçarja kishte shenja dhune në të gjithë trupin përveçse i ishte prerë një këmbë dhe një dorë.

Mariana jetonte në një shtëpi me të birin 11-vjeçar, me të vëllanë dhe bashkëshorten e tij. Prej vitesh ajo punonte në një klub privat në Civitela Roveto. Pikërisht tek meshkujt që frekuentonin klubin e natës është përqendruar edhe hetimi i policisë italiane.

Vëllai i Marianës kishte denoncuar humbjen e së motrës dy ditë më parë pasi 30-vjeçarja nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës./Start/

                                                                                             2012-05-06 13:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›