E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, Nano javën tjetër takohet me Berishën

Burime zyrtare pranë kryeministrit bëjnë të ditur për “Gazeta Shqiptare” se ndonëse nuk ka një datë të caktuar për takimin me ish-kreun e PS-së ajo që dihet paraprakisht është se ai do të realizohet në godinën e Këshillit të Ministrave ose në “Pallatin e Brigadave” duke shmangur kësisoj takimet në hollet e hoteleve apo ambientet e restoranteve luksoze në kryeqytet.

Megjithatë vend-takimi ende nuk është përcaktuar përfundimisht pasi në momentet e fundit mund të zgjedhin një vend jashtë godinës qeveritare sikundër mund të jetë Pallati i Brigadave.

Nano deri më tani ka takuar kryetarin e LSI-së, Ilir Meta, Kryetarin e PS-së, Edi Rama, kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, të cilëve u ka prezantuar platformën e tij për në krye të shtetit./Start/

                                                                                             2012-05-06 10:37
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›