Nuk e lënë të shkojë në varrimin e të atit, i burgosuri tenton vetëvrasjen
Share
Një i burgosur në burgun 325 në Tiranë ka tentuar që të vrasë veten, pasi autoritetet e burgut nuk e kanë lejuar atë që të ishte prezent në varrimin e të atit.
Hasan Demiraj, 35 vjeç, kishte kërkuar leje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të atit, por duke qenë se nuk është lejuar, në gjendje të rëndë shpirtërore ka tentuar të hidhet nga një lartësi tre metra.
Demiraj është neutralizuar nga gardianët, por në të tilla raste zakonisht të burgosururve u jepet leje.
Për më tepër që ai ishte dënuar vetëm me tre vjet burg për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe nuk paraqet ndonjë rrezik të madh për shoqërinë, nëse do të ishte lënë i lirë për një ditë.