Skishin ujë, shkatërrojnë me tritol Ujësjellësin

Vendi ku u vendos tritoli
Shkatërruan ujësjellësin e fshatit me tritol pse nuk kishin ujë të pijshëm, përfundojnë në pranga. Operacioni për arrestimin e tyre është quajtur Tornado dhe është zhvilluar gjatë natës. Gëzim Topi, 37 vjeç dhe Petrit Buzra, 58 vjeç, me banim në fshatin Gizavesh të komunës Qendër në rrethin e Librazhdit janë vënë në pranga për shkatërrim të pronës në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.
Sipas dëshmisë së dy të dyshuarve i gjithë shkaku ka qenë për faktin se ata nuk kanë pasur ujë të pijshëm ndërkohë që i gjithë fshati kishte furnizim normal.
Disa herë ato ishin ankuar për mungesën e ujit në komunë dhe kjo e fundit i kishte premtuar se do ta riparonte. Të lodhur duke pritur për tu hakmarrë dy kryefamiljarët kanë përgatitur tritolin dhe kanë hedhur tubacionet në erë.
Një ditë më parë rreth orës 14:00 në fshatin Gizavesh është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm dhe me dëmtimin e ujësjellësit janë lënë pa ujë të pijshëm 50 familje të fshatit. /B.Nergjoni/