E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, gjendet një kufomë në lum, dyshohet për shqiptar

Policia italiane ka gjetur një trup të masakruar në lumin Lambro në qytetin Pavia për të cilin dyshohet se është me origjinë dhe shtetësi shqiptare.

Trupi i masakruar u gjet dje në ujërat e lumit Lambro nga ana e zhytësve italian, të cilët kanë gjetur copat e trupit, ndërsa pas autopsisë të kryer është konstatuar se viktima i moshës 45-46 vjeçare është vrarë me thikë në zemër dhe më pas është copëtuar.

Nga analizat e para të policisë italiane, ka rezultuar se nuk bëhet fjalë për shtetas italian, por dyshimet më të mëdha janë se kufoma e masakruar mund të jetë me origjinë shqiptare, apo edhe rumune.

Policia dhe njësiti i zhytësve është duke kërkuar kokën e kufomës, e cila ende nuk është gjetur. Me gjetjen e kokës do të ofronim rrjetin e identifikimit të kufomës, njoftojnë ekspertët italianë. Sipas policisë vrasja mund të jetë kryer nga një “serial Killer”, pasi deri tani në Itali janë gjetur mbi 4 trupa, të cilat janë të copëtuar po në të njejtën mënyrë. Supozohet që personi i gjetur të jetë i përfshirë në mafian e drogës apo prostitucionit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›