E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, qëllohet me armë kryeinspektori i ndërtimores

Plagoset me armë zjarri kryeinspektori i policisë ndërtimore të Bashkisë së Tiranës Ardit Kaja.
 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të bashkisë së Tiranës ku kryeinspektori Kaja është qëlluar me armë nga dy persona të maskuar që udhëtonin me një motorr të cilët janë larguar menjëherë me motorr nga vendngjarja.
 

Menjëherë Kaja është dërguar në spitalin Ushtarak dhe sipas mjekëve ai është plagosur në këmbë dhe gjëndja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
 

Ndërkohë kryetari i bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht edhe lideri i opozitës Edi Rama i shoqëruar edhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi dhe deputeti Namik Dokle janë nisur drejt Spitalit Ushtarak për të vizituar kryeinspektorin e ndërtimores Ardit Kaja.

Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ardit Kaja u emërua drejtor i Inspektoriatit Ndërtimor pranë Bashkisë së Tiranës duke zëvendësuar Afrim Qëndron. Ardit Kaja ka qenë deputet i PS në legjislacionin e vitit 2001-2005 si dhe kandidat në zgjedhjet e qershorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›