Lorik Cana, nuk do jetë pjesë e Hamburgut

Lorik Cana nuk do të jetë pjesë e skuadrës Gjermane Hamburg në sezonin që vjen. Mediat gjermane bëjnë të ditur se trajneri Bruno Labadia nuk e preferon shqiptarin pasi ai kushton shumë për një klub si Hamburgu, rreth 10 milion euro. Skudra e Bundesligës gjermane është në kërkim të një fantazisti dhe për këtë arsye klubi gjerman nuk dëshiron të nënshkruajë me Canën pasi kapiteni i Olimpikut të Marsejës konsiderohet më shumë si një lojtar mbrojtës.