Itali, grabisnin automjete, pranga dy shqiptareve
Itali-Dy shqiptare kane rene ne prangat e policise italiane, si autore te disa vjedhje makinash, ndersa eshte shpallur ne kerkim nje bashkepunetori i tyre. Arrestimi i dy shqiptareve u be naten e se shtunes, pikerisht ne momentin kur sapo kishin kryer vjedhjen e tyre me te fundit. Ngjarja ndodhi ne provincen Magentino. Policia italiane kishte marre sinjalizim nga nje qytetar i kesaj province, te cilit i kishin vjedhur automjetin tip Fiat, te parkuar ne rruge, shume prane baneses se tij. Pasi kane marre te dhenat per llojin e makines dhe detaje te tjera te ngjarjes, menjehere jane vene ne levizje patrullat e policise, duke kryer kontrolle per gjetjen e autoreve. Kane mjaftuar disa ore kerkimesh, qe policia te bjere ne gjurme te tyre. Dy shqiptaret kane mundur t'i shpetojne patrulles se pare te policise, madje mesohet se gjate perballjes me keta te fundit, i kane shkatuar disave prej tyre plagosje te lehta. Me pas grabitesit kane braktisur mjetin dhe jane larguar ne kembe. Menjehere jane vene ne alarm edhe forca te tjera te karabinierise, te cilet kane bere te mundur kapjen e tyre. Pas verifikimit, te dy te dyshuarve, ka rezultuar se ata ishin te dy shqipptare. Policia ka gjetur edhe mjetin e vjedhur prej tyre. Te arrestuarit jane M.D, 32 vjec dhe S.K, 26 vjec. Ata jane prangosur per vjedhje te pasurise se tjetrit. Por pas arrestimit, policia italiane ka zbuluar se dy te rinjte shqiptare, rezultonin persona ne kerkim, edhe per disa vjedhje te tjera makinash, ku nje pjese i kane kryer me dhune ndaj pronareve te tyre. Sipas mediave italiane, qe i referohen burimeve te policise, ne kerkim eshte dhe nje bashkepunetor tjeter i dy shqiptareve, i cili dyshohet te kete marr pjese ne grabitjen e fundit.