E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode nis pergatitjet per buxhetin e 2011

Blerina Hoxha
Ndonese buxheti i vitit 2010 eshte perfshire ne nje proces ndryshimesh qe kane te bejne me shkurtimin e shpenzimeve te programuara Ministria e Financave ka nisur punen per hartimin e projektbuxhetit 2011. Ministria e Financave ka nxjerre udhezimin per kete qellim, nderkohe qe ka programuar edhe tavanet e fondeve me te cilet do te mund te programojne shpenzimet ministrite e linjes.
Parashikimet
Bazuar ne buxhetin e rishikuar te vitit 2010 dhe ne kuadrin makroekonomik, si edhe ne politikat fiskale dhe permiresimet administrative qe do ndermerren, te ardhurat e buxhetit te shtetit gjate periudhes 2011 parashikohen te rriten ne menyre graduale e te qendrueshme. Ne vitin 2011 te ardhurat parashikohen te jene rreth 26.8 per qind e PPB (ose rreth 365,124 milion lek), 26.9 per qind e PBB ne vitin 2012 (ose 405,069 milion leke) dhe 27.1% per qind e PBB ne vitin 2013 (ose 448,065 milion lek). Nderkohe qe Ministria e Financave synon qe per vitin qe vjen deficiti buxhetor te arrije ne nivelin e 3 perqindeshit ashtu sic edhe e kerkon procesi i anetaresimit ne BE. Bazuar ne nivelin e te ardhurave buxhetore dhe nivelin e burimeve te financimit, shpenzimet e pergjithshme buxhetore parashikohen per vitin 2011 do te arrijne rreth 30 % te PBB-se. Sipas Ministrise se Financave keto burime do te perdoren kryesisht per reduktimin e deficitit buxhetor ne rreth 3.0% te PBB-se, rritjen e diferencuar te pagave, rritjen e pensioneve mesatarisht 11% ne vit dhe per mbajtjen e nje ritmi te larte te investimeve prej 5% te PBB ne vitin 2011, 5.1% ne 2012 dhe 5.2% ne vitin 2013. Shpenzimet korrente parashikohen perkatesisht ne masen 24.1% te PBB ne 2011, 23.9% te PBB ne 2012 dhe 2013.
Hartimi
Ndjekja e te gjithe procesit te hartimit te kerkesave buxhetore ne cdo njesi te qeverisjes qendrore dhe fondet speciale te tyre do te realizohet nen udheheqjen e nepunesit autorizues perkates. Nga ana tjeter Ministria e Financave do te organizoje ne ambientet e saj takime me te gjithe keta nepunesi te ministrive te linjes dhe te institucioneve te tjera buxhetore per te diskutuar progresin dhe shqetesimet qe mund te lindin gjate procesit te pergatitjes se buxhetit. Keto takime do te organizohen ne menyre periodike deri ne formulimin e projektbuxhetit 2011. Ministri Bode ne udhezimin e tij te fundit per hartimin e projektbuxhetit 2011 ngarkon ministrite e linjes te paraqesin ne Drejtorine e Pergjithshme te Buxhetit, brenda dates 30 te muajit pasardhes te cdo tremujori, informacion te detajuar mbi performancen e produkteve te buxhetit 2010, sipas tre-mujoreve.
Per ish-pronaret dhe ish te perndjekurit, fondi 45 milione euro
Per vitin qe vjen ne favor te kompensimit te ish pronareve dhe te perndjekurve politike qeveria ve ne dispozicion rreth 45 milione euro, nga te cilat 20 milione euro jane programuar per ish-pronaret dhe 25 milione euro per te ish- perndjekurit politike. Fondi i vitit qe vjen per keto kategori mesohet te jete me i larte ne krahasim me vitet e kaluara. Sipas deklaratave te meparshme te Ministrise se Financave fondet per shtresat ne fjale do te vijne ne rritje nga vit ne menyre qe keto probleme sociale te trasheguara nga e kaluara te mos eksitojne me.
Rimburesimi i TVSH, procedure e re
Bazuar mbi nje udhezim te Ministrit te Financave, nga sot bizneset do te ndjekin nje procedure te ndryshme per te kerkuar rimbursimin e TVSH-se. Keshtu sipas udhezimit ne fjale fillimisht biznesi duhet t'i drejtohet organeve tatimore me nje leter me shkrim ku te paraqese te gjitha pretendimet e tij. Ne kerkese duhet te specifikohet se ne cfare forme e kerkon kete rimbursim, nepermjet hedhjes se shumes qe ai pretendon se ka paguar me teper ne llogari te tij apo duke likuiduar detyrimet e tjera ndaj organeve tatimore. Administrata tatimore eshte e detyruar qe brenda nje afati kohor prej 30 ditesh te vendose nese tatimpaguesi i permbush ose jo kushtet per t'iu rimbursuar TVSH-ja.
Nese vertetohet se subjektit i duhet rimbursuar TVSH-ja, ato verifikojne nese ai ka detyrime te tjera prej tij, pasi ne kete rast shuma e kthyeshme perdoret per mbulimin e ketyre detyrimeve. Nese nuk ka detyrime, shuma i hidhet tatimpaguesit ne numrin e tij te llogarise.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›