E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, hyn në fuqi vendimi për emigrantë sezonalë



80,000 emigrantë do të presë Italia

Ndarja e plotë në bazë të rajoneve

Prej ditës së djeshme, ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë italiane për punësimin sezonal të 80 mijë shtetasve të huaj, përfshi edhe shqiptarët. Aplikimi kryhet nga punëdhënësit italianë në bazë të procedurës së përcaktuar në këtë vendim. “Shifra 80 mijë përfaqëson kuotën maksimale të lejuar për të gjithë këta shtetas. Duke nisur nga e shtuna, 11 prill, punëdhënësit që dëshirojë dhe kanë nevojë për këtë kategori punëtorësh, mund të hartojnë kërkesat me emër, që mund të dërgohen (si do të shpjegohet më poshtë, sa i takon rrugës dhe procedurës), duke filluar nga ora 8:00 e 15 prillit 2009”, – bëri dje të ditur Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Kërkesat

Sipas ministrisë, si të gjitha kërkesat e deritanishme edhe kërkesat për punëtorë stinorë kanë në themel kërkesën e një punëdhënësi, që e zgjedh me emër shtetasin e huaj, duke e njohur personalisht apo me rekomandime të të njohurve, të afërmve etj.

“Siç del edhe nga përmbajtja e dekretit, kuotat për punësim stinor nuk ndahen në bazë shtetësie. Sidoqoftë, ky lloj punësimi, pavarësisht se në bazë ka kërkesën e punëdhënësit, nuk do të mundësohej për shtetasit shqiptarë nëse Republika e Shqipërisë nuk do të kishte nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Republikën Italiane në fushën e migrimit, në dhjetor 2008”, – bën të ditur ministria.

Aplikimi

Vendet prej nga do të kryhet emigrimi janë të ndara në dy kategori, ku Shqipëria ndodhet në kategorinë e dytë, që janë vendet më të favorizuara. Kjo kategori parashikon punonjës sezonalë jo shtetas të BE-së, nga vende që kanë nënshkruar ose janë gati të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit për emigracionin, përkatësisht Tunizia, Shqipëria, Maroku, Moldavia dhe Egjipti.

Kategoria tjetër ka të bëjë me të punësuarit sezonalë jo shtetas të BE-së, që përfshin Serbinë, Malit e Zi, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë, Kroacinë, Indinë, Pakistanin, Bangladeshin, Sri Lankën dhe Ukrainën. Më të favorizuar do të jenë ata të cilët mbajnë një leje qëndrimi për punë sezonale në subjekt për vitet 2006, 2007 ose 2008.

Aplikimi do të mund të kryhet vetëm nga punëdhënësit italianë, në zyrat përkatëse. Ata do të duhet të plotësojnë formularët e gjendur në adresën e Ministrisë së Brendshme, www.interno.it. “Duke nisur nga ora 8:00 e datës 11 prill mund të hartohen kërkesat për të thirrur në Itali dhe për të punësuar 80 mijë punëtorë stinorë, shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së. Kërkesat mund të dërgohen vetëm nga punëdhënësit, përmes internetit, duke u nisur nga ora 8:00 e 15 prillit 2009”, – bën të ditur ministria.

Kuotat sipas provincave të Italisë

Rajoni Liguria

Provincat

Xhenova 100

Imperia 250

La Specia 50

Savona 400

Totale 800

Rajoni Piemonte

Provincat

Alesandria 450

Asti 450

Biela 20

Kuneo 2000

Novara 50

Torino 800

Verbania C.O. 15

Verçeli 15

Totale 3800

Rajoni Val d’Aosta

Provincat

Aosta 50

Rajoni Lombardia

Provincat

Bergamo 90

Breshia 550

Komo 20

Kremona 100

Leko 20

Lodi 100

Mantova 2600

Milano 200

Pavia 200

Sondrio 100

Vareze 20

Totale 4000

Provinca Autonome Trento

Trento 3000

Provinca Autonome Bolcano

Bolcano 1000

Rajoni Veneto

Provincat

Beluno 150

Padova 450

Rovigo 600

Trevizo 160

Venecia 1000

Verona 5500

Viçenza 90

Totale 8000

Rajoni Friuli Venecia Xhiulia

Provincat

Goricia 50

Pordenone 150

Trieste 50

Udine 450

Totale 700

Rajoni Emilia Romanja

Provincat

Bolonja 400

Ferrara 400

Forlì - Çezena 2000

Modena 600

Parma 200

Piaçenca 300

Ravena 2500

Rexhio Emilia 100

Rimini 1500

Totale 8.000

Rajoni Toskana

Provincat

Areco 250

Firence 180

Groseto 2500

Livorno 115

Luka 110

Masa Carrara 60

Piza 90

Pistoia 80

Prato 5

Siena 510

Totale 3900

Rajoni Marke

Provincat

Ankona 550

Askoli Piçeno 450

Maçerata 400

Pezaro-Urbino 450

Totale 1850

Rajoni Umbria

Provincat

Peruxhia 270

Terni 80

Totale 350

Rajoni Lacio

Frozinone 100

Latina 6530

Rieti 90

Roma 1000

Viterbo 180

Totale 7900

Rajoni Abruco

Provincat

Kieti 400

L’Akuila** 3500

Peskara 300

Teramo 300

Totale 4500

**Kuota, përkohësisht të ruajtura, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Imigrimit.

Rajoni Molize

Provincat

Kampobaso 440

Izernia 60

Totale 500

Rajoni Kampania

Provincat

Avelino 80

Benevento 750

Kazerta 2500

Napoli 1250

Salerno 2520

Totale 7100

Rajoni Puljia

Provincat

Bari 700

Brindizi 250

Foxhia 4500

Leçe 700

Taranto 350

Totale 6500

Rajoni Bazilikata

Provincat

Matera 300

Potenca 950

Totale 1250

Rajoni Kalabria

Provincat

Katanxaro 400

Kozenca 1450

Krotone 2900

Rexhio Kalabria 600

Vibo Valentia 50

Totale 5400

Rajoni Siçilia

Provincat

Agrixhento 50

Kaltaniseta 140

Katania 300

Ena 150

Mesina 180

Palermo 180

Raguza 3100

Sirakuza 1500

Trapani 100

Totale 5700

Rajoni Sardenja

Provincat

Kaljiari 130

Nuoro 500

Oristano 20

Sasari 50

Totale 700

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›