E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafa Kapllani: Si i shpëtuam tërmetit në Aquilla, unë dhe familja ime



Tërmeti i viti 1979 në Shkodër, shkak i daljes sime nga shtëpia dhe fjetja në makinë. Në Terno na ndihmuan me një strehë, në një seli alpine

Një histori e ngjashme tërmeti në vendin e tij të origjinës e shtyu të ndërmerrte një hap të tillë, duke nxitur familjen të dilte në mesnatë nga shtëpia dhe të flinte në makinë. Apartamenti i tyre është gjysmë i shkatërruar nga tërmeti dhe tashmë janë duke gjetur strehë në një banesë alpine në Terno d'Isola. Një sistemim i përkohshëm në pritje për të gjetur një strehëz të re, por edhe një punë. Kjo është historia e një familjeje shqiptare, babai, mamaja dhe dy fëmijët, të cilët jetonin në Aquilla, në katin e pestë të një pallati në rrugën “Francesco Filomusi Guelfi”, pak metra nga qendra historike e qytetit, pas gjykatës. Natën e lëkundjeve të forta të tërmetit, në orën 03:32, fatmirësisht ishin në makinë. Kishin lënë apartamentin për shkak të lëkundjeve të lehta të mëparshme të tërmetit rreth mesnatës duke shkuar ora 1, duke dalë jashtë të trembur. Fjetën në makinë. “Jetojmë në katin e pesë dhe lëkundjet që ndjemë pas mesnatës na trembën”, - tregon Mustafa Kapllani, 47 vjeç, me origjinë nga Shkodra (Shqipëri) dhe prej 11 vitesh jeton në Aquilla, ku punon si murator. “Në orën 1 pati një lëkundje të fortë, që na trembi, duke na detyruar të vendosim të zbresim dhe të flemë në makinë”. Nuk është hera e parë që Kapllani përballon një tërmet kaq të fortë. “Ishte viti 1979 kur në Shkodër ka rënë një tërmet i fortë, i cili shkaktoi dëme në njerëz. Ndaj, bashkë me gruan time Dritën dhe dy fëmijët, vajzën 13 vjeçe dhe djalin 7 vjeç shkuam të flinim në makinë, të cilën e kishim parkuar në parkingun e madh pranë shtëpisë, larg pallatit ku banonim. Në orën 03.32 ndjemë një tjetër lëkundje të fortë. U zgjuam dhe pamë që nga pallati dilnin me vrap fqinjë të trembur. Pallati ku ne jetonim u shkatërrua, duke pasur edhe disa të plagosur. Lëkundjet e tjera bënë që muret të binin dhe ne nuk patëm mundësi të shpëtonim asgjë, vetëm ato që kishim veshur atë natë”. Bashkë me familjen, Kapllani ka mbetur jashtë që ditën e tërmetit, duke fjetur në makinë, një automjet tip “Ford Escort”. Të martën, gruaja e tij Drita ka telefonuar të vëllanë, Gani Dinin, 53 vjeç, i cili jetonte në rrugën Bravi në Terno d'Isola, në një apartament të cilin e ndan me disa shqiptarë të tjerë. Vëllai i ka thënë gruas se do ta mbajë në shtëpi derisa të kthehen në shtëpi personat me të cilët jeton. “Sa të vazhdonim të jetonim në makinë, vendosëm të linim Aquilla-n dhe erdhëm në Terno, – vazhdon rrëfimin Kapllani, – duke shkuar në komunë për të kërkuar nëse kishte ndonjë vend ku të sistemoheshim. Folëm me kryetarin e komunës dhe me punonjësin social. Për fat të keq, duke mos pasur banesa të lira, na vunë në dispozicion selitë alpine. Kreu i grupit alpin dhe mbrojtjes civile, Pietro Cattaneo, është treguar mjaft bujar me mua dhe familjen time”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›