Shtjefni u ekzekutua për prostitutat, Feimi thikë zemrës për të fejuarën
10/01/2012 5 plumba kokës mes 500 njerëzve, larje hesapesh. Thika pas sherrit me të fejuarën italiane
ITALI- Një ditë pas 2 ngjarjeve të dhimbshme në Itali, me protagonistë shqiptarët, policia ka mundur ti zbardhë të dyja motivet e vdekjeve. Në çështjen e parë u zbulua se Edmond Shtjefni u ekzekutua për kontrrollin e prostitutave. Vrasësit lanë edhe një mesazh për dikë tjetër. Rasti i dytë ka të bëjë me një 21-vjeçar shqiptar, të cilin nëna e gjeti me thikë në zemër, teksa e fejuara i rrinte pranë. Policia zbuloi misterin e vetëvrasjes.
“Kudo të shkosh të heqim qafe”
Pesë goditje pistolete u zbrazën nga një distancë e vogël dhe 32-vjeçari shqiptar ra përtokë në klubin e natës, plot me njerëz. Hetuesit supozojnë për një tjetër përplasje të dhunshme në këtë zonë, duke përfshirë edhe grupet e tjera, miq të viktimës, për shkak të influencës në fushën e prostitucionit. Gjithçka ndodhi natën e shtunë në “Sayonara”, lokali në Ticino të Vigevanos. Dy burrat erdhën në pub dhe shkuan direkt tek Edmond Shtjefni që po pinte një koktejl në banak. Shqiptari 32-vjeçar banonte në Abbiategrasso të Italisë prej 4 vitesh dhe me precedentë për vjedhje të rëndë, ku ende ishte subjekt për tu paraqitur në polici herë pas here. Vrasësi është pozicionuar në të djathtë, por teksa duket se e përqafon lehtë, menjëherë nxjerr një armë gjysmë-automatike të kalibrit 7,65 dhe hap zjarr ndaj tij. Pesë goditje menjëherë mori Shtjefni, ndërsa sipas raportit paraprak mjeko-ligjor, të gjithë plumbat i prekën kafkën. Ndërsa Edmondi bie i vdekur më shumë se 150 njerëz, nga paniku, shtyheshin kur përpiqeshin të shpëtonin prej kaosit. Disa menduan se bëhej fjalë për një sherr, por dikush kishte parë vrasësin të largohej në këmbë bashkë me një bashkëpunëtor, madje edhe me armë në dorë. Menjëherë është lajmëruar policia, e cila po heton për ti kapur të dy. Për hetuesit ka pak dyshim: Vrasja ishte për larjen e hesapeve, pasi nuk kanë shkuar mirë pazaret në fushën e kontrollit të prostitutave. Por, më tepër ky spektakël shërbeu si për ti dërguar mesazh dikujt tjetër “nëse gabon edhe ti, ne të heqim qafe edhe nëse je në mes të 500 njerëzve”. Një tjetër larje hesapesh, gjithmonë në Vigevano dhe në mesin e shqiptarëve, ishte shënuar vetëm gjashtë muaj më parë. Motivi? Kontrollin e prostitucionit në këtë zonë.
Thika në zemër, u zu me të fejuarën
Nëna gjeti pardje të birin me një thikë të ngulur në zemër. Në Canale dAlba, të Kuneos, nëna gjeti pa jetë të birin, Daniel Feimi, 21 vjeç, pasi kishte dëgjuar disa zhurma që vinin nga dhoma e tij. Ajo e gjeti atë shtrirë në dysheme me një thikë kuzhine të ngulur në zemër. Pranë tij ndodhej e dashura italiane, 18 vjeçe, e cila lëshonte vazhdimisht një britmë të dëshpëruar. Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia, por për të rinjtë nuk kishte mbetur asgjë për të bërë. Është vërtetuar vetëvrasja e 21-vjeçarit, i cili kishte marrë thikën e kuzhinës në shtëpi dhe ishte vetëplagosur për vdekje. Dy të rinjtë ishin kthyer rreth orës 03.00, nga një festë me miqtë në një klub nate. Sapo mbërritën mes tyre kishte nisur një sherr. Djaloshi shqiptar nuk e përballoi dot dhe nguli thikën në zemrën e tij. Të rinjtë frekuentoheshin prej kohësh, ndërsa marrëdhënia e tyre dashurore nuk kishte pengesa, pasi edhe familja ishte në dijeni të lidhjes. Marrëdhëniet e tyre kishin ulje ngritje dhe grindeshin shpesh mes tyre.