E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sacra Corona Unita blinte drogë në Shqipëri

10/01/2012  Aksioni “Shtëpia e kafshëve” zbulon trafikun e fshehur mes tregtisë së kafshëve

Ekspertët: Në Shqipëri ata blenë sasi të mëdha hashashi

ITALI- Karabinierët dhe prokuroria italiane shkatërruan dje një nëndegë të një prej mafieve më të rëndësishme, “Sacra Corona Unita”, e cila e blinte hashashin dhe kokainën nga grupet kriminale shqiptare dhe të Republikës së San Marinos. Mediat italiane shkruajnë se i famshmi i Hollivudit me origjinë shqiptare Xhon Belushi dhe kompania e tij nuk përfshihen, në këtë operacion që është koduar “Animal House” (Shtëpia e kafshëve), frymëzuar nga filmi i vitit 1978. U quajt i tillë operacioni sepse anëtarët e Sacra Corona Unitës e kishin maskuar biznesin e drogës me tregtinë e kafshëve dhe ushqimeve për to. Gjithsej 13 persona kanë përfunduar në pranga, por asnjëri nuk ishte shqiptar. U zbulua një dhomë kontrolli, ku janë mbajtur takime intensive për vendimmarrjen dhe administrimin e perandorisë së drogës, ndërsa ajo ligjorja e mëndafshit s’kishte aq shumë rëndësi për ta. Drejtoria e Antimafies sqaron se dy grupet e Sacra Corona Unita kishin ngritur një aks midis Merinos dhe Ostunit, duke përbërë kështu një gjeografi të veçantë të krahinave të Leçes dhe Brindisit, e përhapur deri në Shqipëri dhe në Republikën e San Marinos. Hetimet kishin nisur në vitin 2010, ndërsa në krye të grupit në Ostuni ishte Antonio Florio, 44 vjeç, i cili shërbeu si një ndërlidhës ndërmjet grupit të Salentos, disa anëtarëve të krimit të organizuar shqiptar Francesco Zocoli, një 40-vjeçar që i përket mafies së Ndranghetës. Në krye të operacionit ishte komandanti i policisë provinciale, kolonel Maurizio Ferla, dhe Kryeprokurori i Republikës së Leçes, Cataldo Motta, i cili theksoi afërsinë historike në mes të dy krahinave të Salentos, të cilat janë gjithmonë së bashku kur trafikojnë drogë, e cila u vjen nga një kanal shpërndarjeje efikase në portin e Brindisit. “Linjat e trageteve që lidhin bregun e Adriatikut të Pulias me Ballkanin janë përdorur për transportin e drogës, e fshehur në makina”- tha Motta. M.Mulla

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›