E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kapen 100 kg droge, në pranga dhe shqiptarë

FIRENCE- Mbi 100 kg kokainë janë sekuestruar në një operacion të antidrogës të drejtuar nga forcat e policisë së provincës së Firences dhe Guardia di Financës. “Operacioni i koduar “Podgorica” ka shkatërruar një organizatë ndërkombëtare të trafikantëve kryesisht shqiptarë”- informon agjencia italiane e lajmeve ANSA e cila nuk saktëson nëse të arrestuarit janë shqiptarë nga Shqipëria, apo nga Kosova, Mali i Zi, a Maqedonia. Policia po ekzekuton 32 urdhërarreste me burg dhe operacioni është shtrirë në provincat e Firences, Pratos, Karreras, Brescias, Monzas, Modena, Bergamo, Vicenza dhe Roma. Heitmet janë koordinuar nga prokuroria e republikës nëpërmjet gjykatës së Milanos, me mbështetjen e Drejtorisë qëndrore të shërbimit të antidrogës. Banda vepronte në të gjithë Italinë dhe në pjesën veri- qëndrore të Italisë. Droga vinte nga Europa veriore dhe nga Spanja e fshehur në makina. Vlera e lëndës narkotike në treg do ti jepte organizatës një përfitim prej 18 milionë eurosh. Polici italiane ka organizuar një konferencë për shtyp e cila do të fillojë në 11.30 minuta për të dhënë dhe detaje të tjera të operacionit.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›