E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Taverna", 4 në pranga për tentativë vrasje

TIRANE- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga katër të rinj, të akuzuar për tentativë vrasjeje. Operacioni i koduar "Taverna", u finalizua nga specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës. Burime nga policia bëjnë të ditur se të arrestuar janë shtetasit, Ermal Leka, 31 vjeç, Zef Marku, 24 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes, Maringlen Cina, 24 vjeç, Ervis Marashi, 18 vjeç, të katër banues në Tiranë. Shtetasit dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në ambientet e një tavernë në Unazën e Re, kanë tentuar të vrasin me armë të ftohtë thikë, duke e plagosur disa herë në trup 24 vjeçarin Bledar Sefa, lindur e banues në Laç, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjëndje të rëndë për jetën. Sipas policisë grindja mes tyre, ka nisur fillimisht pas një debati për motive të dobëta në gjendje të dehur. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›