E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, familjarët denoncojnë humbjen e djalit 13 vjecar

KORCE- Një 13 vjecar nga Korca rezulton i zhdukur. Familjarët e Arsen Qoses, 13 vjec banues në lagjen 4 në Korcë kanë denoncuar humbjen e djalit të tyre gjatë ditës së sotme. Sipas deklaratës që ata kanë bërë në polici, djali nuk është kthyer në shtëpi që prej ditës së djeshme. Ai është i gjatë 1. 75 cm, ka flokë ngjyrë gështenjë dhe sy ngjyrë kafe, është i veshur me xhinse blu, xhup ngjyre gri dhe atlete të bardha. Djali mendohet të ketë ikur në drejtim të Elbasanit, pasi atje ka disa të afërm. Ndërkaq, sipas uniformave blu mendohet të ketë qenë një konflikt familjar që e ka detyruar djalin të largohet nga banesa edhe pse prindërit e tij nuk e pohojnë një gjë të tillë. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›