Itali, kapen me 11 kg kokainë 7 shqiptarë
Shtatë shtetas shqiptarë u arrestuan nga policia italiane e cila ka deklaruar se të ndaluarit janë kapur me një sasi prej 11 kilogramë kokainë të trafikut nga Holanda.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane të cilat raportuan se shtatë shtetasit shqiptarë janë arrestuar gjatë një aksioni antidrogë të policisë në krahinat e Lombardisë, Emilia Romagnas dhe Toscanës.
Sipas policisë, nga kontrolli i automjeteve dhe banesave të shqiptarëve u arrit të zbulohej një sasi prej 11 kilogramë kokainë e vlefshme me çmimin e shitjes në treg për 1 milionë euro.
Policia tha se gjyqtari hetues ka konfirmuar mbajtjen në burg për të gjithë të arrestuarit deri në përfundim të procedurave gjyqësore penale.
Sipas hetimeve të policisë italiane grupi prej shtatë shqiptarësh ka qenë aktiv në mënyrë të veçantë nga viti 2008 kur ka arritur ë importojë "lumenj" droge nga Holanda në drejtim të Italisë.