E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, arrestohet i kërkuari për trafik droge

Një person i shumëkërkuar nga Interpoli për akuzën e trafikimit ndërkombëtar të drogës është arrestuar sot nga policia e Korçës.
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se është bërë arrestimi i shtetasit ne kërkim Mevludi Rifati 44 vjeç banues në fshatin Frengovë të komunës Stugë të Maqedonisë, pasi për këtë shtetas është lëshuar Urdhër Arresti Ndërkombëtar nga Gjykata e Bolzanos e shtetit Italian, për shkelje të nenit 110 të Kodit Penal Italian dhe neneve 73 dhe 80 të aktit 309/90 për Drogën për veprën penale "Bashkëpunim në trafik droge.
Menjëherë pas arrestimit, i kërkuari është dërguar në rajonin e policisë për tu nënshtruar procedurave të dorëzimit në Drejtorinë e Burgjeve me qëllim ekzekutimin e vendimit të dhënë ndaj tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›