Itali, kapen me 23 kg kokainë, pranga 2 shqiptarëve dhe rumunes
ITALI- Dy shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur si dhe një shtetase rumune janë arrestuar nga policia e Firencës në Itali me 23 kilogram kokainë.
Dy automjetet e shqiptarëve u ndaluan për një kontroll rutinë në autostradë dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të automjeteve u zbulua se, në të dyja ato ishte krijuar posaçërisht një ndarje e fshehtë, për të transportuar 11 dhe 12 kg drogë, me të cilat llogaritet se mund të nxirreshin mbi 100 mijë doza.
Të tre personat e përfshirë në ngjarje janë arrestuar, me akuzën e mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike. Atyre u janë sekuestruar edhe 2.000 euro dhe katër celularë. Autoritetet italiane janë duke hetuar për të zbuluar nëse dy shqiptarët ishin pjesë e ndonjë rrjeti trafiku droge që operonte në këtë vend.
(e.m/News24BalkanWeb)