Wollfarth: KQZ duhet të jetë i besueshëm, palët të gjejnë zgjidhje me dialog
TIRANË- Kreu i prezencës së OSBE-së, Eugen Wollfarth reagoi për situatën e krijuar në KQZ, si shkak i shkarkimit të një anëtari dhe dorëheqjes së dy të tjerëve. Ambasadori Wollfarth apelon për dialog mes palëve, në mënyrë që partitë politike në Shqipëri të zgjidhin 'ngërçin' e krijuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
"Partitë politike duhet të kenë dialog dhe ndërveprim për të bërë të pamundurën për rritjen e besueshmërisë dhe ligjshmërisë së KQZ-së. Çështja e KQZ-së duhet të jetë në krye të axhendës. Kjo nevojitet për zgjedhje të mbara dhe për një proces të mbarë zgjedhor. Gjithashtu, kjo është një thirrje e fortë për të dyja kampet politike që të bëjnë, në mënyrë konstruktive, atë që nevojitet për të siguruar një proces të mirë të përgatitjes së zgjedhjeve, me përfshirjen e të gjitha kampeve. Tani është shumë e rëndësishme që qeveria, pra shumica, të bëjë përpara për të krijuar një atmosferë që lejon për hapa të mëtejshëm, ashtu sikurse është e rëndësishme që opozita të paraqesë pjesë konstruktive të këtij dialogu, për të plotësuar anëtarësinë e KQZ-së", theksoi Wollfarth në një prononcim për mediat pas një aktiviteti të zhvilluar në Qendrën e Formimit Policor, duke shtuar se ky ndërveprim është shumë i nevojshëm.
Kreu i OSBE-së, u shpreh se, "zgjedhjet janë caktuar për më 23 qershor. Që të jenë zgjedhje të suksesshme për vendin, ato duhet të respektojnë rregullat demokratike dhe pjesë e tyre është, qartësisht, një KQZ plotësisht funksionale dhe plotësisht e legjitimuar. Pra, më lejoni të ritheksoj se duhet të punohet për të rritur besueshmërinë dhe ligjshmërinë e KQZ-së. Ajo mund të funksionojë siç është tani, por duhet bërë më shumë dhe për këtë nevojitet ndërveprimi pozitiv i partive politike", përfundoi Wollfarth.
(e.m/BalkanWeb)