Itali, kapen me kokainë e armë dy shqiptarë
Dy shqiptarë arrestohen nga policia italiane me armë dhe një sasi droge. Sipas policisë italiane, shtetasit e arrestuar në një aksion të ditës së sotme, janë Sotiraq Janko, 45 vjeç, nga Tirana dhe Fatjon Sema, 22 vjeç, nga Fieri.
Policia italiane ka bërë të ditur se dy shqiptarëve u janë bllokuar 500 gramë kokainë, 1500 euro dhe një armë pistoletë e markës "Valter" model nr.9.
Agjentët e policisë prej disa javsh ishin vënë në ndjekje të dy shqiptarëve të dyshuar. Policia kishte informata se ata kryenin shitje dhe shpërndarje narkotikësh por ajo që nuk pritej ishte arma e gjetur në zotërim të shqiptarëve.
Pas kontrollit në makinë dhe zbulimit të sendeve të paligjshme, policia ka arrestuar dy shqiptarët.