E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i grupit parlamentar te PPE-se ne Parlamentin Evropian Jozef DaulOpozita pengoi marrjen e statusit

“Miku im Berisha! Të falenderoj për gjithë punën që kë bërë për të ndaluar gjakderdhjen”. Me këto fjalë iu drejtua të pranishmëve në Kongresin e 20-të të PPE-së, nënkryetari i këtyre partive, Jozef Daul, i cili mori fjalën menjëherë pas fjalimit përshëndetës të kryeministrit, Sali Berisha.

Duke vijuar më tej, Daul iu drejtua sërish kreut të ekzekutivit shqiptar me fjalët se “ti ke të drejtë dhe unë e di që ne kemi kaluar së bashku disa netë pa gjumë së bashku me kryetarin socialist, që disa thonë se ndoshta është pak i sëmurë. Me Martin Shulc dhe bashkë me ty, në sajë tënde, ne kemi arritur të ruajmë shumë jetë njerëzore dhe të respektohen të drejtat e njeriut”.

Por po në këtë linjë, nënkryetari I PPE-së nënvizoi se “meqenëse ti ke dhënë këtë kontribut për vendit tënd, ti e meriton këtë duartrokitje zoti Berisha”.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›