E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, një i vrarë dhe një i plagosur

Ngjarja ndodhi sot rreth mesditës në fshatin Hajmel të Shkodrës, ku ka humbur jetën shtetasi Rrok Kaçorri, ndërsa ka mbetur i plagosur nipi i tij, Zef Kaçorri, përkatësisht 55 dhe 27 vjeç

Policia shkoi në vendin e ngjarjes, ku nisi hetimet. Pas dëshmive të para, policia shoqëroi tre persona në polici të familjes Arra, përkatësisht i ati dhe dy djemtë e tij, Dedë, Sandër dhe Zef Arra.

Ata dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri në sherr e sipër shtetasin Rrok Kaçorrin. Hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat. /Start/

                                                                                             2012-04-22 13:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›