E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Shqipëria me mbeturina, ndërgjegjësohuni!

Ai ishte sot në rrugën pendonale "Murat Toptani" në Tiranë, ku u çel edhe një panair me materiale të riciklueshme, që i kushtohet sensibilizimit për mbrojtjen e mjedisit, me iniciativën e Bashkisë.

"Duhet të rritet ndërgjegjësimi për mbrojtjen e mjedisit. Në Shqipëri problem përbëjnë mbeturinat, por Shqipëria mund të përmirësojë situatën e ndotjes së mjedisit. Njerëzit duhet të bëjnë përpjekje për mbrojtjen e tij. Ju mund të ndryshoni gjërat dhe është mirë që Qeveria, Ministria e Mjedisit të luajë rolin e saj. Gjërat nuk do të ndryshojnë se qeveria do bëjë rolin e saj, por ka për të ndryshuar kur ju dhe bizneset do të thoni gjërat duhet të ndryshojnë", u shpreh Arvizu.

Ambasadori amerikan tha se "sa i takon SHBA, ne kemi marrë disa nisma dhe për këtë do të punojmë me disa partnerë ndërkombëtarë dhe partnerë të trupit diplomatik, me shoqërinë civile dhe me industrinë private të biznesit, Këshillin e Ministrave, por dhe me bashkitë e njësitë vendore, në mënyrë që me kalimin e kohës të sjellim ndryshim në jetën e qytetarëve, që të përmirësohet cilësia e jetës së tyre". 

Sa i takon materialeve të riciklueshme, Arvizu tha se "ato janë një alternativë e shkëlqyer dhe e pranueshme. Në SHBA, disa vite më parë u bë një studim dhe u pa që në landfield ishin 40 % e mbetjeve materiale të riciklueshme, si gazeta, letra, materiale metalike apo qelqi, por kjo përqindje është rritur tani"./Start/

                                                                                             2012-04-22 13:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›