Brukseli: Çmimet e referencës shkelin MSA-në
Përdorimi i Çmimeve të Referencës në administratën doganore të Shqipërisë nuk është një praktikë e pranueshme në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit mes vendit tonë dhe Bashkimit Europian. Kështu thuhet në raportin e Komisionit Europian për vendin tonë, që u publikua pak ditë më parë.
"Përdorimi i çmimeve të referencës nuk është në linjë me standardet europiane", - thuhet në raport.
Praktika e çmimeve referuese u vendos në Shqipëri në vitin 1998, kur një kod i ri doganor u miratua me vetë asistencën e një misioni të BE-së. Praktika i lejon autoriteteve doganore të taksojnë mallrat e importit jo në bazë të faturave të paraqitura nga subjektet importuese, por në bazë të "çmimeve të referencës". Se çfarë do të thotë çmim reference dhe si përcaktohet ai, ka qenë gjithmonë një çështje shumë spekulative. Doganat përdornin të dhëna të ndryshme të gjetura në internet për të përcaktuar çmimet referuese. Por për një numër shumë të madh mallrash, është e pamundur që çmimet referuese të gjendeshin në internet dhe praktika i hapi rrugë akuzave për abuzim dhe konkurrencë të pandershme. Kështu, në raste të ndryshme, bizneset raportonin se si doganat përdornin çmimet referuese në mënyrë diskriminuese ndaj tregtarëve që importonin të njëjtin lloj malli. Në fillim, deri në 70 për qind të mallrave të importuara zhdoganoheshin me çmime reference, ndërsa me kalimin e viteve, kjo përqindje u ul. Megjithatë, për shumë mallra të rëndësishme, përfshirë naftën, grurin e të tjera, çmimet referuese vijojnë të zbatohen. Pak ditë më parë, Autoriteti i Konkurrencës doli në konkluzionin se një nga shkaqet e mungesës së konkurrencës në tregun shqiptar ishte përdorimi i fortë i çmimeve të referencës në dogana. Për mallra të rëndësishëm si hidrokarburet, taksat përbëjnë 60 apo 70 për qind të kostos dhe zbatimi i tyre në mënyrë të barabartë, sjell edhe çmime të njëjta të zbatuara nga kompanitë importuese dhe mungesë konkurrence. Qeveria nuk ka asnjë plan për zgjidhjen e shpejtë të këtij problemi.
Më pak kontrolle fizike
Raporti i BE-së vlerëson se Shqipëria e ka respektuar axhendën e reduktimit gradual të taksave doganore siç është pranuar në aneksin e tregtisë së lirë të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit, si dhe vlerëson faktin se kompjuterizimi i proceseve të kontrollit ka vijuar. Raporti vlerëson gjithashtu se kontrolli fizik i mallrave, bagazheve e kalimtarëve në pikat kufitare shqiptare është reduktuar. Megjithatë, rreth 20 për qind e rasteve trajtohen me kontroll fizik dhe sipas raportit, kjo shifër është "ende e lartë nëse vlerësohet sipas standardeve të BE-së".
Më shumë bashkëpunim me biznesin
Raporti vëren se autoritetet doganore duhet të shtojnë numrin e seancave të informimit dhe bashkëbisedimit me organizatat e biznesit dhe shoqërinë civile. "Kjo gjë është e rëndësishme për të shmangur paqartësitë që janë krijuar nga ndryshimet e shpejta të kuadrit ligjor", thotë raporti. Komisioni vlerëson se disa përmirësime janë kryer në drejtim të rimbursimit të TVSH-së për kompanitë eksportuese por vëren se "përpjekje të tjera kërkohen për të sjellë sistemet e akcizave dhe taksave më afër standardeve të BE-së dhe për të arritur përmirësime themelore të rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar". Mosrimbursimi i TVSH-së së paguar në dogana ka qenë problemi më i madh i raportuar nga bizneset gjatë dekadës së fundit. Ligjet e qeverisë në këtë fushë kanë ndryshuar pothuajse çdo vit, ku në disa raste janë lehtësuar dhe në disa raste janë ashpërsuar.
Gj. Erebara