Itali, kapet vrasësi. U identifikua nga gjurmët e gishtave
TIRANE- Është arrestuar në Itali emigranti i i dënuar nga drejtësia shqiptare me burg të përjetshëm.
Policia italiane informon se ndaj Fatjon Kodrës ishte firmosur një urdhër arrest ndërkombëtar. I riu është ndaluar në Pavia të Italisë dhe në momentin e arrestimit ai përdorte emrin e rrethë Arben Bakalli. Gjurmët e gishtave kanë bërë të mundur përcaktimin e identitetit të saktë të tij.
Fatjon Kodra ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me burgim të përjetshëm për vrasjen e ndodhur më 30 qershor 1999, tek farmacia 10 në Tiranë. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë shteti Sokol Pusha ndërsa u plagos një tjetër.
(s.g/BalkanWeb)