Japonia dhe SHBA, nën makthin e borxheve
Sa borxhe mund të mbajë një vend i industrializuar para se ekonomia kombëtare dhe monedha e vet të përkulet e pastaj të thyhet? Kjo është një pyetje që po shqetëson shumë Shtetet e Bashkuara të Amerikës këto kohë, për shkak se rritja e deficitit buxhetor për këtë vit po e rrit stokun e borxhit publik deri në 98 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Por stoku i borxhit është rritur sakaq shumë më tepër në Japoni. Këtu, vite të tëra stimuli fiskal dhe investimet e mëdha në diga e rrugë e kanë fryrë borxhin publik të vendit në dy herë më shumë se sa PBB-ja e vendit prej 5 trilionë dollarësh. Ky është niveli më i lartë i borxhit publik që mbahet mend. Vetëm për të paguar interesat për borxhin publik, Tokio harxhoi një të pestën e buxhetit të vitit 2008. Në SHBA, interesat e borxhit hanë rreth një të dhjetën e shpenzimeve buxhetore. Problemi po kthehet në makth për investitorët. Ekziston rreziku që Japonia të përballet me një krizë të borxhit ndërkombëtar sovran, pra të mbërrijë në pikën kur nuk ka më mundësi të shlyejë borxhet, gjë që shoqërohet me rënie të shpejtë të vlerës së monedhës kombëtare. Megjithatë, qeveria e re japoneze mendon të emetojë borxh të ri.
Administrata "Obama" këmbëngul se e kupton rrezikun e krijuar nga deficitet dhe borxhet gjithnjë në rritje. Por kritikët mendojnë se jo. Uashingtoni pritet të shpenzojë 1 trilionë dollarë më shumë nga të ardhurat këtë vit, ndërsa triliona të tjera pritet të shpenzohen në vitet e ardhshme.