Fushata, Meksi: Program për ndryshimin e vendit
“Poli i Lirisë” ka vijuar turin elektoral në Berat. Nga Berati kreu i këtij koalicioni Meksi theksoi se dy partitë e mëdha i kanë false të gjitha premtimet dhe se koalicioni Poli i Lirisë ka hartuar një program të qartë për ndryshimin e Shqipërisë.
BERAT- Drejtuesi i grupimit politik “Poli i Lirisë“ Aleksandër Meksi ka zhvilluar një takim elektoral me mbështetës të këtij grupimi në qytetin e Beratit. Meksi i ka cilësuar premtime faslse ato që japin dy partitë e mëdha për integrimin. “Nuk mund të ketë integrim -tha Meksi nëse nuk plotësohen standardet. “Ende nuk e dimë se kur fo të na vi radha për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, ndaj dhe ne si “Poli i Lirisë” dhe “LZHK” për këtë kemi dalë dhe kemi hartuar një program të hollësishëm se si mund të ndryshohet si Shqipëria. Është një program ndryshe nga të tjerët të cilët pothuajse nuk kanë në program por kërkojnë vetëm të ndryshojnë njerëzit të cilët cojnë në parlament. Ne kemi menduar të ndryshojmë Shqipërinë”- tha Meksi. (a.r/news24/balkanweb)