Fushata, Meta: LSI me program të qartë punësimi
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është ndalur nbë takime elektorale nhë qytetin e Mallakastrës. Meta e vuri theksin në këtë takim në programin e punësimit ku premtoi 6000 vende pune për industrinë e naftës.
MALLAKASTËR- Në ditët e fundit të fushatës Lëvizja Socialiste për Integrim është ndalur në qytetin e Mallakastrës e më pas të Elbasanit. Kreu i kësaj force Ilir Meta ka deklaruar se LSI-ja, ka një program i cili do të garantojë 100 mijë vende pune të qëndrueshme për 4 vitet që do të vinë, si dhe një program të qartë që do të garantohen 6000 vende të reja vetëm në industrinë e naftës. Meta u shpreh i sigurt se shqiptarët më 28 qershor do të largojnë nga qeveria të korruptuarin Sali Berisha. “Mallakastra, Patosi, Fieri do të jenë përfituesit kryesorë të këtij projekti. Ndërsa Sali Berisha me reformat e tij dhe privatizimet e korruptuara kanë larguar m,e qindra mallakastriotë nga puna në industrinë e naftës me kritere të sajuara vetëm për arsye politike”- theksoi Meta. (a.r/news24/balkanweb)