E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Kekës, 3 pistat e hetimit

Dalin konkluzionet e para që ka bërë prokuroria për vrasjen e kreut të PDK në Malësinë e Madhe Aleksandër Keka. Sipas organit të akuzës dyshohet se karta e telefonit që është përdorur për shpërthimin e lëndës plasëse C4 mund të ketë qenë kartë e Malit të Zi dhe jo e telefonisë celulare shqiptare. Por kjo mbetet dyshim deri në verifikimin e kësaj piste. Të njëjtat burime bënë të ditur se ditët e fundit Aleksandër Keka nuk ka pasur asnjë konflikt duke vështirësuar pak punën e policisë për të gjetur një person të dyshuar. Madje jo vetëm kaq, mësohet se kreu i PDK në Malësin e Madhe nuk ka qenë njeri problematik në zonën e tij dhe se nuk ka pasur precedent penal në librin e shënimeve të uniformave blu. Gjithashtu sipas burimeve Keka posedonte edhe një green card amerikan duke mundësuar kështu lëvizjen e tij të shpeshta jashtë kufijëve të Shqipërisë. Prokuroria nuk përjashton nga ky hetim edhe pistën aksidentale, por të gjitha këto dyshime do të verifikohen nga hetimi i organit të akuzës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›