E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, Eagle Mobile hap dyqanin e parë për bizneset

Kompania e telefonisë celularë Eagle Mobile ka hapur dyqanin e parë për bizneset në qytetin e Durrësit. Bashkia e qytetit dhe shoqata Durrësi kanë nderuar presidentin Ali Taskin me titullin ‘Nderi i qytetit’. 

DURRES- Eagle Mobile, kompania e telefonisë celulare, ka hapur dyqanin e parë për bizneset në qytetin e Durrësit. Për presidentin e kësaj kompanie Ali Taskin, ofertat e vecanta, një gamë e re produktesh, dhe shumë dyqane simotra të kësaj kompanie, do të jenë një ndihmë jo vetëm për biznesmenët durrsakë, por edhe më gjerë.

Me këtë rast, Bashkia e qytetit dhe shoqata Durrësi kanë nderuar presidentin Taskin me titullin ‘Nderi i qytetit’, për komtribut të vecantë në zhvillimin ekonomik dhe në promovimin e vlerave historike të këtij qyteti. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›