Edi Rama si haxhi Qamili,“S’kam nevojë në zgjedhje për Fatos Nanon, kam Erjon Veliajn”

Rikthimi i emrit të Fatos Nanos si protagonist i mundshëm për PS-ën, në zgjedhjet e qershorit të vitit 2009, ka bërë që Edi Rama ti rikthehet humbjes së qetësisë. Këtë humbje qetësia ia ka mundësuar për më tepër “këshilla” e ish-kreut të PS-ës për kreun aktual të PS-ës dhe emisarët e tij të tipit të Fatmir Xhafajt, që të mos përdorin emrin e tij (Fatos Nanos) për të mbledhur vota në zgjedhjet e ardhshme.
I gjendur në kushtet e ngeljes pa alternativë zgjedhje, Edi Rama është detyruar të zgjedhë që të lërë fatin e tij, në duart e Erjon Veliajt.
“Nuk pyes për Fatos Nanon, kam Erjon Veliajn”, mësohet të jetë shprehur dje Edi Rama, në ambiente konfidenciale, pas bërjes publike të qëndrimit të Fatos Nanos.
Qëndrimi i Edi Ramës, përveçse i kushtëzuar nga indiferenca dhe injorimi i Fatos Nanos, i ngjan deklarimit të Haxhi Qamilit, i cili në kohën e tij deklaronte me mburrje lart e poshtë se “nuk pyes për Francën e Anglinë, kam Peqinin dhe Shijakun me vete”.
Në krahasimin e frazës së djeshme të Edi Ramës dhe asaj të dhjetëra viteve më parë ët Haxhi Qamilit, ka aq ngjashmëri sa edhe mungesë ngjashmërie.
Ndërsa ngjashmëria qëndron me zgjedhjen që vetë Edi Rama, ka bërë për të “kërcënuar” me Erjon Veliajn si haxhi Qamili me Peqinin e Shijakun, mungesa e ngjashmërisë duket në krahasimin që vetë Edi Rama, i bënë rolit të Fatos Nanos me atë të Erjon Veliajt.
Në pjesën e “ngjashmërisë”, Edi Rama është brenda llojit të vet, për deri sa ia ka arritur që të shkatërrojë PS-ën, duke shmangur ata që ai i ka frikë, pse i konsideron si “njerëz të Fatos Nanos”. Dhe në sjellje prej të frikuri ai ka gjetur “njerëzit e tij anonimë”, që gëzojnë statusin e “të besuarit” përballë kreut të PS-ës. Këtyre “të besuarve”, nuk ju ka munguar edhe Erjon Veliaj e G 99, të cilët më shumë se çdo gjë, mund të kosndierohet si dublues të “njerëzve të Ramës”, e thënë me ndryshe, “ndërhyrja e shpejtë”, të cilët Rama mund t’i përdorë edhe për të zëvendësuar “njerëzit e tij anonimë” që ka thirrur “nën armë”.
E pra, me këtë sjellje, Erjon Veliaj e meriton që të mos jetë asgjë më shumë se një valvul shkarkimi.
Për sa i përket pjesës së “mungesës së ngjashmërisë”, ajo lidhet me pjesën kur Edi Rama sforcohet të vërë shenjën e barazimit, e thënë ndryshe, të zëvendësojë Fatos Nanon me Erjon Veliajn.
Brenda PS-ës, por edhe jashtë saj, askush nuk mund të besojë se Erjon Veliaj, do të ketë shpatulla sa të mbajë përsipër barrën e fushatës elektorale, dhe aq më tepër me emrin e tij, PS-ja, të mbledhë ca vota më shumë në zgjedhjet e qershorit të këtij viti. Brenda PS-ës, por edhe jashtë saj, me gjithë deklaratat e Edi Ramës, më shumë për të trimëruar veten, askush nuk mund të besojë se ai Erjon Veliaj, i cili “meritë” të tijën ka vetëm të mbledhë pas vetes ca çunakër e çupëlina adoleshentë, pa dhënë asnjë provë se ai mund të bëjë për vete, komunitete të tjera, apo e thënë ndryshe grupe të tjera interesi.
Është marrëzi, për kë do që e dëgjon, dhe jo ta besojë, se Erjon Veliaj, mund të zëvendësojë Fatos Nanon edhe për një arsye tjetër, sepse ai Erjon Veliaj, është vendosur thuajse me zor e sforco në ato pozicione që pretendojnë se i gëzojnë sot dhe se ende nuk ka dhënë asnjë provë sepse ende nuk është ballafaquar me ndonjë votim të mundshëm të nominuar, qoftë edhe brenda “Mjaft” apo G 99-ës. Biles pse kishte frikë nga ky votim e ballafaqim, ai largoi nga ish-OJF G 99, të gjithë themeluesit e saj, para se ta shndërronte atë në parti