Itali, martesa në Ballkonin e Zhuljetës
Ballkoni ku sipas Uilliam Shekspirit, Romeo i shprehte adhurimin së dashurës së zemrës, Zhuljetës, së shpejti do të vihet në dispozicion të çifteve që martohen. Autoritetet e qytetit të Veronës kanë vendosur ta forcojnë edhe më tej imazhin e tij romantik. Shtëpia dikur i përkiste familjes Kapelo - me shumë gjasa te kjo familje u bazua Shekspiri për të krijuar Kapuletët te drama e tij "Romeo dhe Zhuljeta". Megjithëse disa historianë këmbëngulin se mungojnë provat për ta vërtetuar këtë teori, ballkoni i ndërtesës së shekullit XIV mbetet një prej destinacioneve turistike më të kërkuara. Që prej muajit të ardhshëm, kushdo dëshiron mund ta përdorë kundrejt pagesës si vend i veçantë për të konsumuar çastin e martesës. Por përpara se dikush të vendosë ta zgjedhë si vendin e duhur për t‘u martuar, duhet të pyesë për çmimin, i cili për ata që nuk janë rezidentë të Bashkimit Evropian shkon deri 1 300 dollarë.