Bin Laden: Ofensiva izraelite në Gaza, një holokaust
Në një regjistrim audiofonik, autenticiteti i të cilit është i paprovuar, lideri i Al-Kaedës, Osama Bin Laden, u bën thirrje myslimanëve të çlirojnë Irakun e Palestinën, duke e cilësuar ofensivën izraelite në Gaza një holokaust. Rrjeti "Al Xhazira" e publikoi mesazhin zanor të shtunën, por pa qenë në gjendje të thoshte me siguri nëse zëri ishte i Bin Ladenit. Gjithashtu nuk bëri me dije si e kishte shtënë në dorë regjistrimin.
"Holokausti i Gazës është një ngjarje historike dhe një pikë kthese tragjike. Rruga e rikthimit të Al Aksasë kërkon lidershipin e duhur", thuhej në mesazh, duke iu referuar xhamisë së Jerusalemit, që konsiderohet vend i shenjtë, i treti për nga rëndësia në botën myslimane. Sipas liderit të Al-Kaedës, xhamia duhet çliruar me çdo kusht nga kontrolli izraelit. Në mesazh shtohej se "është më se e qartë" që disa liderë arabë i janë bashkuar "konspiracionit" të "aleancës kryqtare-sioniste" kundër palestinezëve të Gazës. "Janë pikërisht ata që Amerika i përshkruan si liderët e moderuar të botës sonë", vazhdonte mesazhi.
Bin Laden u kërkonte të gjithë myslimanëve të ndihmonin kryengritësit irakianë, në mënyrë që "të mund të mposhtin aleatët e sionistëve" (Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Pas kësaj, zëri i ftonte luftëtarët t‘i drejtoheshin Jordanit për ta çliruar gjithë Palestinën nga pushtimi izraelit "që nga deti deri në lumë". Me Palestinë zëri ka parasysh rajonin mes Detit Mesdhe dhe lumit Jordan, ku përfshihet shteti i Izraelit, tokat palestineze të Bregut Perëndimor dhe Gaza.
Në mesazhin e tij të fundit, në janar të këtij viti (edhe për atë mesazh nuk u dhanë garanci mbi vërtetësinë) Bin Laden thirri për nisjen e Xhihadit, ose luftës së shenjtë, për të ndaluar fushatën ushtarake të izraelit në Gazë.