E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, më 2012 GDP-ja në pikën zero

Dekretimi nga presidenti Napolitano i programit të dytë të shtrëngimit të ekonomisë në Itali, u pasua nga reagimet kundërshtuese jo vetëm të sindikatave të punëtorëve por edhe nga përfaqësuesit e biznesit. Ndërkohë analistët e tregjeve e cilësuan planin si një shans të humbur pasi nuk parashikon format që do të garantojë zhvillimin e ekonomisë.

Analistët reduktuan në masë të madhe parashikimin për rritjen e prodhimit të brendshëm bruto duke shtuar se ka shumë gjasa që në vitin e ardhshëm rritje e ekonomisë në shtetin fqinj të jetë zero. Ata thonë se të dyja planet e kursimeve të shpenzimeve buxhetore kanë mungesa të theksuara të parashikimit për rritjen ekonomike dhe në veçanti në terma afatgjatë.

Ata thonë se për vitin e ardhshëm parashikimi nga rritje me 0.8 për qind e prodhimit të brendshëm bruto do të reduktohet në 0.3 deri në 0.4 për qind, madje nuk përjashtohet skenari për rritje me 0 për qind.

Plani i ri i shtrëngimit të ekonomisë parashikon gjithashtu hyrjen në fuqi të taksës së solidaritetit ku përfshihen në tre vitet e ardhshme të gjithë ata me të ardhura mbi 90 mijë euro në vit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›