E Diel, 1 Nëntor 2026

Preçi: Kriza botërore do ngadalësojë rritjen ekonomike

Vala e cunamit ekonomik botëror do të japë efekte në ngadalësimin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Specialisti i ekonomisë Zef Preçi deklaron se ekonomia shqiptare do të ketë një rritje shumë të ngadaltë deri në vitin 2015.
 

Ndërkohë eksperti i ekonomisë shpjegon edhe disa prej masave konkrete që duhet të merren prej institucioneve shqiptare në lidhje me dobësimin e efekteve të krizës ekonomike botërore.
 

Javët e fundit shumë shtete të eurozonës por edhe Amerika kanë filluar që të marrin një sërë masash për ulur shpenzimet në mënyrë që të përballojnë krizën ekonomike që përcaktohet prej specialistëve si më e rënda që pas krizës që preku botën në vitin 1939.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›