Itali, ministrja me ngjyrë e emigracionit denoncon sulmet raciste ndaj saj
ROMË - Ministrja italiane e Emigracionit, e para ministre me ngjyrë në historinë e vendit, kërkoi sot në Romë ndalimin e menjëhershëm të sulmeve raciste ndaj saj që prej emërimit, veçanërisht nga partia Liga e Veriut.
"Nëse sekretari i Ligës së Veriut, Roberto Maroni nuk u jep fund sulmeve të militantëve të partisë së tij, nuk do të marr pjesë në konferencën e festës së Ligës në gusht", deklaroi Cecile Kyenge, gjatë prezantimit të projektit për një plan kombëtar kundër racizmit.
Të shtunën e kaluar, drejt Kyenge u hodhën banane gjatë një takimi politik, gjest që shkaktoi indinjatë në klasën politike dhe rrjetet sociale.
Që prej emërimit të saj, Kyenge, që vjen nga Republika Demokratike e Kongos, është përballur me sjellje armiqësore nga ana e Ligës së Veriut, parti aleate me Popullin e Lirisë së Silvio Berluskonit, me të cilat ajo është në opozitë.
Në korrik, një prej drejtuesve të Ligës së Veriut, senatori, Roberto Calderoli e krahasoi Kyenge-n me një orangutan.
"Megjithëse kemi ide të ndryshme, njerëzit dhe forcat politike duhet të përballen me këto ide, por jo nëpërmjet fyerjeve", tha Kyenge.
(a.k/ata/BalkanWeb)