Kapelo: Ka ardhur fundi i dominimit spanjoll
Eksperti italian i futbollit, Fabio Kapelo deklaroi se sistemi i ashtuquajtur "tika-taka", deri diku është kuptuar nga ekipet e futbollit. Trajneri i Kombëtares së Rusisë në futboll mendon se Spanja nuk do të jetë dominante në vitet e ardhshme të futbollit, së paku jo sikur deri më tani. "Mendoj se Italia e tregoi rrugën për në gjysmëfinale (të Kupës së Konfederatave). Kanë luajtur me tre mbrojtës dhe kjo i ka penguar spanjollët, kryesisht për shkak se ia kanë zvogëluar hapësirën në repartin e mesfushës, kanë luftuar për kontrollim të topit dhe i janë shmangur lojës së topave të gjatë. Për këtë shkak Spanja ka vuajtur dhe kjo u ka mundësuar trajnerëve të tjerë të shohin se kanë mundësi të fitojnë", - tha Kapelo për faqen e internetit të FIFA-s. Ai tha se loja e njohur deri më tani si "tika-taka" deri diku është kuptuar nga trajnerët e huaj. "Ishte atëherë inovative, kur ishte rasti që sulmuesit të mos shkojnë në presing. Por gjërat prej atëherë kanë ndryshuar shumë dhe tani të gjithë këtë e bëjnë. Sot është praktikisht e pamundur të fitosh nëse këtë nuk e bën", - tha tekniku italian Fabio Kapelo.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)